Papa Benedikti fillon vizitën në Britani

  • Zëri Amerikës

Papa Benedikti fillon vizitën në Britani

Papa Benedikti thotë se Kisha Katolike nuk veproi me shpejtësinë dhe vendosmërinë e duhur ndaj priftërinjëve që kishin abuzuar seksualisht fëmijët dhe se ai ishte tronditur dhe trishtuar nga skandali.

Papa i Shenjtë i bëri komentet për gazetarët gjatë udhëtimit me avion për në Britani, ku mbërriti sot për vizitën e dytë të një Pape që kur Kisha e Anglisë u shkëput nga ajo katolike në shekullin e 16-të.

Ai u takua me Mbretëreshën Elizabetë, pak pasi mbërriti në aeroportin e Edinburgut.

Vizita katër ditore e Papës, përfshin gjithashtu ndalesa në Gllasgou, Londër dhe Birmingam.

Ai pritet të takohet me Kryeministrin britanik David Kamerun dhe të mbajë një shërbesë lutjesh me Arqipeshkvit të Kentërbërit, udhëheqësi shpirtëror i Kishës së Anglisë dhe bashkësisë ndërkombëtare anglikane.

Ngjarja kryesore e vizitës së Papës do të jetë mesha për lumnimin e Kardinalit të shekullit të 19-të Xhon Henri Njuman.