Diplomatët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë së Jugut thonë se ç’armatimi bërthamor i plotë i Koresë së Veriut kërkon një verifikim të fuqishëm. Ata thonë se sanksionet ndaj Phenianit nuk do të hiqen, në se ky vend nuk merr hapa të mëtejshëm, konkretë, drejt ç’armatimit bërthamor.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u takua në Uashington me Ministren e Jashtme të Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha. Takimi u zhvillua vetëm disa javë para vizitës që është të plan të ketë në Shtëpinë e Bardhë Presidenti koreanojugor Moon Jae-in dhe takimit historik mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.
Pas kthimit nga vizita e tij në Phenian, zoti Pompeo tha se pati bisedime “të mira” dhe “me rëndësi” me zotin Kim gjatë vizitës, e cila gjithashtu siguroi lirimin e tre amerikanëve që mbeheshin të ndaluar në Korenë e Veriut.
Ministrja e Jashtme jugkoreane theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në procesin e ç’militarizimit të Gadishulli Korean.
Presidenti Donald Trump është në plan ta presë Presidentin jugkorean në Shtëpinë e Bardhë më 22 maj, takimi i tyre i parë pas atij të 27 prillit në mes dy udhëheqësve koreanë.
Zoti Trump njoftoi se do të takohet me udhëheqësin korenaoverior Kim më 12 qershor në Singapor.