Skandali për korrupsion në Peru

Presidenti i Perusë i mbijetoi një përpjekjeje për shkarkim që pasoi akuzat për përfshirjen e tij me një kompani ndërtimi braziliane Odebrecht-in, e zhytur në skandalin më të madh të korrupsionit në Amerikën Latine.

Votimi në kongres të enjten vonë në mbrëmje, i dha Presidentit Pedro Pablo Kuczynski një fitore të papritur. Që të miratohej mocionit të mosbesimit i duheshin edhe 8 vota nga 87 gjithësej për të larguar Presidentin nga posti.

Forca Popullore, një parti ultrakonservatore populiste e cila kontrollon legjislativin në Peru, pati deklaruar se Pedro Pablo Kuczynski ishte "moralisht i papërshtatshëm" për të udhëhequr vendin.

Përpara votimit, Presidenti u bëri thirrje ligjvënësve ta ndihmonin në mbrojtje të demokracisë në Peru nga ajo që ai tha se ishte një "grusht i nxituar" i Forcës Popullore.

Pranimi nga biznesmeni brazilian Odebreht se u kishte dhënë ryshfet zyrtarëve në rajon për shumë vite me radhë rezultoi në burgimin e elitave në Kolumbi, Republikën Dominikane dhe vende të tjera.

Më shumë se në çdo vend tjetër skandali pati një ndikim më të madh në Peru. Biznesmeni Odebrecht ishte pjesëmarrës në projekte të mëdha infrastrukturore në Peru dhe ka pranuar se u ka paguar rreth 30 milionë dollarë zyrtarëve peruanë.

Presidenti Kuczynski fillimisht i pati mohuar lidhjet me Odebrecht-in, por sipas informacioneve të publikuara javën e kaluar, një kompani në pronësi të zotit Kuczynski kishte marrë më shumë se 4 milionë dollarë nga Odebrecht-i më shumë se 10 vite më parë. Presidenti mohoi gjithashtu të kishte kryer ndonjë veprim të paligjshëm duke pretenduar se Forca Popullore po keqpërdorte shumicës së saj për të zgjeruar kontrollin.

Të mërkurën, me dhjetëra mijëra njerëz protestuan në rrugët e kryeqytetit në Lima, kundër përpjekjes për të larguar presidentin Kuczynski.

Protestuesit kishin mendime të ndryshme rreth legjitimitetit dhe motiveve që qëndronin pas mocionit të mosbesimit, por grupe të ndryshme protestuesish dukej se pajtoheshim me mendimin se korrupsioni ishte tejet i përhapur në Kongres dhe në të gjithë vendin.