Persona të armatosur sulmojnë parlamentin çeçen

  • Zëri Amerikës

Persona të armatosur sulmojnë parlamentin çeçen

Persona të armatosur në Rusinë jugore hynë me forcë sot në mes ditë në një parlament rajonal, duke vrarë të paktën 3 persona dhe duke plagosur 17 të tjerë.

Nuk dihen hollësitë e këtij sulmi, por autoritetet thanë se i gjithë grupi i militantëve, të paktën 3 vetë, u vranë gjatë shkëmbimti të zjarrit me forcat locale të sigurisë. Policia tha se disa nga sulmuesit vdiqën nga aktivizimi i eksplozivëve.

Në një deklaratë të Presidentit çeçen Ramzan Kadyrov thuhej se personat e tjerë në godinë u liruan gjatë një operacioni të forcave të sigurimit, që zgjati 20 minuta. Rusia ka zhvilluar dy luftëra gjatë 20 vjetëve të fundit kundër separatistëve myslimanë në Çeçeni.