Përsëri përplasje pozitë-opozitë për hetimin e zgjedhjeve

  • Armand Mero

Përsëri përplasje pozitë-opozitë për hetimin e zgjedhjeve

Në Shqipëri shumica dhe opozita u përplasën sot gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare lidhur me datën e shqyrtimit të propozimit të fundit të socialistëve për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e kaluara.

Opozita kërkoi përfshirjen e kërkesës së saj për komisionin hetimor në rendin e ditës së seancës të kësaj të enjte, shumica këmbënguli që të shqyrtohet në seancën e fundit të vitit më 23 dhjetor. Kryetari socialist Edi Rama e cilësoi këtë qëndrim si një tjetër provë të mungesës së vullnetit për hetimin e zgjedhjeve të qershori 2009. Shumica tha ai nxjerr pengesa pas pengesash ndërsa nenvizoi se sipas tij kërkesa është bërë në përputhje të plotë me rezolutën e parlamentit europian për Shqipërinë.

Në porpozimin e tyre socialistet heqin përfundimisht dorë nga shqyrtimi i fletëve të votimit. Opozita javen e shkuar përshëndeti faktin që socialistët e bënë zyrtarisht një propozim duke premtuar se ai do shqyrtohet me seriozitetin më të madh. Deri më tani nuk ka patur asnjë koment publik nga ana e shumicës për këtë propozim. Por qëndrimi i saj pritet të shihet nesër kur në komisionin e ligjeve do të nisin diskutimet konkrete.