Shumë biznese të vogla këtu në Shtetet e Bashkuara përballen me vështirësi për shkak të situatës së krijuar ekonomike, ndryshimeve teknologjike si dhe konkurrencës së rrjeteve kombëtare të dyqaneve ushqimore. Në qytetin e vogël Tinek, në Nju Xhersi - jo shumë larg Nju Jorkut, pronarët e bineseve e ndjejnë këtë vështirësi, prandaj ata përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të mbajtur klientelën e tyre.
Riçard Heisler, familja e të cilit ka katër breza që merret me pastiçeri, është pronar i ëmbëltores 80 vjeçare me produkte kosher në Tinek të Nju Xhersit. Pastiçeria Buterflake është një prej më të mirave në zonën metropolitane të Nju Jorkut. Por Riçardi thotë se ky është një biznes që po zhduket.
”40 vjet më parë këtu kishte vetëm një pastiçeri ku mund të blije një ëmbëlsirë. Sot klientët kanë një mori zgjedhjesh”.
Në këtë mori të re zgjedhjesh përfshihen dyqanet që i përkasin rrjeteve të mëdha të dyaqneve ushqimore. Shumë prej tyre kanë pastiçeritë e tyre brenda dyqaneve, ku gatuhen ëmbëlsirat e freskëta. Riçard Heisler thotë se po bën ndryshime për të mbajtur klientët.
“I kemi vënë si qëllim vehtes që të krijojmë receta të reja për ëmblsirat. Dhe këto të mos jenë vetëm ëmbëlsira për komunitetin hebre, i cili ka shumë shtrirje këtu në Tinek. Ne i shërbejmë edhe komunitetit musliman, Hindu si dhe komuniteteve që duan dieta të veçanta...Pra kemi gjetur disa zona për të vazhduar biznesin tonë”.
Zona Kedër në Tinek ishte vendi i shumë bisnezesve të vjetra të qytetit. Disa prej tyre e kanë rishikuar natyrën e biznesit, për të mbajtur klientelën, disa të tjerë kanë mbyllur dyert. Presidenti i Dhomës së Tregëtisë së Tinekut Lari Bauer, thotë se shumë pronarë biznesesh nuk e dinë se duhet të kërkojnë ndihmë nga organizata e tij.
“Mendoj shpesh se ata nuk e dinë se ne ekzistojmë dhe kur fillojnë të kenë probleme me biznesin nuk na kontaktojnë. Ne përpiqemi të bëjmë ç’është e mundur për t’i ndihmuar. Disa biznese janë mbyllur sepse pronarët e tyre duan që mbas kaq vitesh të dalësh në pension. Në vend që të gjejnë dikë tjetër për të vazhduar biznesin, ata e mbyllin atë”.
Për të qenë në gjendje që të mbijetojnë, disa biznese të vogla janë përshtatur me nevojat e komunitetit, thotë pronari i një dyqani në Tinek. Ky është dyqan dhuratat, ësht kafe kosher që ka edhe lidhjen e inetrnetit. Pronari i i saj Bruce Prince e hapi atë dy vjet më parë.
“Ideja e biznesit të vogël mund të jetë e dobishme për komunitetin në shumë mënyra për të plotësuar nevojat e tij. Duhet të jesh i kujdesshëm për të sjellë atë që do komuniteti dhe me çmime më të mira”.
Si pjesë e përpjekjeve të tyre për të mbijetuar, bizneset në Tinek jo vetëm që po bëhen më shumë specifikë ndaj kërkesave të klientëve - por ato përfshijnë edhe punë të artizanëve lokalë në dyqanet e tyre.