Përkujtohen 46 martirët e Shkrelit në Ditën Ndërkombëtare kundër Torturës

  • Pëllumb Sulo

Përkujtohen 46 martirët e Shkrelit në Ditën Ndërkombëtare kundër Torturës

Në Diten Ndërkombëtare Kundër Torturës, në fshatin Shkrel të Malësise së Madhe u përurua një memorial kushtuar 46 banorëve të kesaj zone, të pushkatuar ose të vdekur nëper burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Përfaqesues të Shoqatës mbarëkombëtare të ish të përndjekurve politikë bënë thirrje për dënimin e krimeve të diktaturës, dhe shpallën një nismë për vendosjen e pllakave përkujtimore në të gjithë vendin, në kujtim të të burgosurve dhe te pushkatuarve politikë.