Çështja e veriut të Kosovës dhe rrugët e zgjidhjes së kësaj çështjeje ishin temë e debatit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili i ka shprehur mbështetje vazhdimit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Këto bisedime pritet të rifillojnë të premten më 2 shtator dhe në funksion të përgatitjes së tyre në rajon ka qëndruar ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian Robert Cooper.