Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë i dhanë fund një raundi bisedimesh dhe paralajmëruan takimin e radhës në muajin e ardhshëm për të diskutuar disa nga çështjet e interesit të përbashkët. Të dyja palët thanë se janë hapur mundësi për të arritur marrëveshje në disa fusha, por pranuan se problemet politike po pengojnë konkretizimin e shumë çështjeve.
Dëgjoni kronikën: