Përfundon greva e veteranëve të ish UÇK-së

Përfundon greva e veteranëve të ish UÇK-së

Në Prishtinë, një grup veteranësh të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i dha fund një greve dymuajshe, me kërkesat për miratimin e një ligji për vlerat e luftës. Përfundimi i grevës pasoi miratimin e projektligjit për këtë çështje nga qeveria e Kosovës, e cila shmangu kështu një protestë të paralajmëruar për sot nga grevistët. Projektligji i cili pritet të miratohet nga Parlamenti në procedurë të përshpejtuar, parasheh rregullimin e statusit të kategorive të dala nga lufta.