Përdorimi i qymyrgurit dhe ndotja e ambjentit prej tij

  • Veronique LaCapra

Përdorimi i qymyrgurit dhe ndotja e ambjentit prej tij

Përdorimi i qymyrgurit është rritur ndjeshëm në disa vende të botës, nisur nga kërkesa e lartë për energji në vendet me zhvillim të shpejtë si Kina. Por me qymyrin, vjen edhe ndotja prej tij, si rezultat i dioksidit të karbonit dhe hirit që rezulton pas djegies së qymyrit, që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Në Shtetet e Bashkuara, centralet e energjisë elektrike që punojnë me qymyrguri prodhojnë 130 milionë tonë hi qymyrguri çdo vit. Debati se ku duhet të hidhet hiri i qymyrgurit, është shtrirë dhe në një qyte të vogël të quajtur Lebëdi, në Misuri.

Gjithshka nisi në klubin e librit të grave të qytetit Lebëdi.

Kei Xhenovese është banore e hershme e zonës. Ajo i referohet verës së vitit 2009.

“Ne ishim mbledhur dhe dikush nga ne pyeti nëse kishim dëgjuar që një banor kishte shitur tokat buzë lumit. Ajo kishte dëgjuar se ia kishte shitur kompanisë Ameren”.

Bëhet fjalë për tokat që pëmbyten shpesh nga lumi Misuri. Zonja Genoveze thotë se në takimin e muajit pasardhës, ato mësuan se edhe fermerë të tjerë kishin shitur tokat buzë lumit.

“Sërish ishte kompania Ameren që i kishte blerë. Për tre muaj me rradhë ne mësuam se fermerë të ndryshën kishin shitur tokat buzë lumit tek kjo kompani”.

Anëtaret e klubit të librit në këtë zonë nisën të pyesin. Ato zbuluan se kompania Ameren kishte në plan që të hapte një zonë për groposjen e mbetjeve të qymyrit në një hapësirë prej 160 hektarësh në tokat pranë lumit, ngjitur me centralin e saj energjetik në Lebëdi.

Përgjegjësi i turnit Jim Dean thotë se me 4 turbina të mëdha, Lebëdi mund të prodhojë energji të mjaftueshme për të paktën gjysëm milioni shtëpi. Për të realizuar këtë, përdoret qymyri.

“Çdo tren ka rreth 130 vagona. Çdo vagon mban 100 tonë qymyr. Ne djegim një vagon, pra 100 tonë qymyr në 4 minuta, kur të gjitha turbinat punojnë me kapacitet tëë plotë”.

Ky central me kapacitet djegieje prej dy trenash me qymyr në ditë funksionin djeg rreth 10 milionë tonë qymyr në vit. Thuajse 7% e këtij volumi, rreth 1 milion tonë është mbetje në formë hiri.

Kompania Ameren riciklon më shumë se gjysmën e tij. Pjesa tjetër përzihet me ujë, dhe përmes kanaleve kulluese derdhet në dy rezervuare pranë centralit. Hiri i qymyrit bie në fund dhe uji i mbetur i papërpunuar shkarkohet në lumin Mizuri.

Zv/presidenti i Shërbimit të Ambjentit, Mike Menne, thotë se këto rezervuare janë të vogla. Në hapësirën prej 160 hektërësh, do të ketë mjaft vend për t’i zëvendësuar këto rezervuare dhe për të marrë hirin e qymyrit si nga centralet Merëmek dhe Rush Island.

Zoti Menne thotë se objekti i ri për hedhjen e hirit të qymyrit do të ketë sisteme mbrojtëse që u mungojnë rezervuareve aktuale. Do të jetë e veshur me një shtresë dyfishe për mbrojtjen e burimeve nëntokësorë dhe do të ketë një paret rrethues në lartësinë e një ndërtese dy katëshe , për të mos lejuar futjen e ujërave të përmbytjeve.

“Më pas nis procesi i mbledhjes së ujit. Çdo sasi uji që arrin të futet grumbullohet dhe dërgohet në central për t’u përdorur”.

Ndonëse me masa paraprake, shumë zona banimi janë të shqetësuara për hirin dhe përmbajtjen e tij: elementë helmues si aresinik, krom dhe plumb, të cilët mund të shkaktojnë kancer, probleme në zhvillimin mendor apo në aspekte të tjera të shëndetit.

Ata janë të frikësuar nga këto substanca të rrezikshme që mund të mblidhen në ujrat nëntokësorë të lumit Mizuri, e që mund të ndotin ujin e pijshëm. Ata janë të shqetësuar për vlerën e pronës dhe rritjen e trafikut të kamionëve.

I mbani mend anëtaret e klubit të librit, të cilat zbuluan të parat planet e kompanisë Ameren? Ato tashmë janë organizuar dhe quhen: Organizata Ambjentaliste Lebëdi, e cila tashmë ka thuasje 400 anëtarë.

Një prej tyre është banorja Petra Haynes. Ajo shpreson që Ameren do të bëjë “atë që duhet” e nuk do të ndërtojë një vend për mbeturinat në tokat buzë lumit.

“Ne besojmë shumë se ky vend do të jetë më i mirë e më i sigurt. Ne do të donim që Amereni të merrte parasysh sigurinë dhe të mirën e klientëve të tyre”.

Ajo dhe banorë të tjerë të zonës po ngrenë zërin e tyre në takime të hapura me përfaqësues të bordit të pushtetit vendor. Bordi po përpiqet që të vendosë nëse do të ndryshojnë kodet e rregullimit të territorit për të lejuar kompani si Ameren që të ndërtojnë një impiant për trajtimin e mbetjeve.

Kryetari i këtij bordi Xhon Grishme thotë se ai e kupton pse njerëzit nuk duan që ndërtohet një objekt i tillë në tokat buzë lumit.

“Fakti është që ky impiant do të duhet të ndërtohet diku. Të kundërshtosh duke patur një mundësi tjetër është e pranueshme, por të kundërshtosh pa patur asnjë alternativë tjetër, kjo është çështje më vehte.”

Ai thotë se një vendim përfundimtar për impiantin e mbetjeve të qymyrgurit do të merret në muajt e ardhshëm.