Udhëheqësja demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi i bëri thirrje kolegut të saj John Conyers, anëtarit që ka shërbyer më gjatë në Kongres, të japë dorëheqjen pas akuzave për ngacmime seksuale.
“Ligjvënësi Conyers duhet të japë dorëheqjen ," tha zonja Pelosi duke shtuar se grate që kanë folur kundër tij janë “të guximshme” dhe meritojnë drejtësi.
"Ligjvënësi Conyers ka shërbyer në Kongres për më shumë se 5 dekada dhe ka ndihmuar në hartimin e ligjeve më të rëndësishme të 50 viteve të fundit. Megjithatë, tolerance zero do të thotë se cilido, pavarësisht trashgimisë që ka lënë pas, nuk i lejohet të sulmojë apo diskriminojë," tha zonja Pelosi.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan i bëri gjithashtu thirrje ligjvënësit Conyers të japë dorëheqjen menjëherë.
Disa orë më parë, miku i zotit Conyers dhe konsulenti politik Sam Riddle tha se ai është shtruar në një spital të Detroidit, pa dhënë hollësi të mëtejshme.