Partitë shqiptare në Maqedoni bëjnë vlerësime të ndryshme për vitin 2010

  • Isak Ramadani

Partitë shqiptare në Maqedoni bëjnë vlerësime të ndryshme për vitin 2010

Partitë shqiptare në Maqedoni bënë vlerësime për arritjet dhe problemet për vitin që po lëmë pas. Opozita e quan 2010-n një vit të humbur për shqiptarët. Politikanët në Maqedoni thonë se viti që vjen duhet të zgjidhë problemet jetike me të cilat ndeshet vendi për t'i hapur rrugën integrimeve.