Partitë politike në Kosovë vazhdojnë debatet për tejkalimin e situatës

Partitë politike në Kosovë vazhdojnë debatet për tejkalimin e situatës

Në Kosovë, partitë politike po vazhdojnë debatet rreth tejkalimit të situatës së krijuar pas tërheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeverisës. Kjo parti ritheksoi sot se dalja nga koalicioni me Partinë Demokratike ishte pasojë e pakënaqësisë më injorimin e saj, veçanërisht gjatë votimeve për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Ky proces është mbështetur sot nga Ambasada amerikane në Prishtinë e cila ka theksuar se kjo është pjesë e mbështetjes amerikane për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe të begatshme.