Parlamenti i Kosovës debaton për çështjen e tarifës ndaj Serbisë

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Parlamenti i Kosovës u përfshi në debate të ashpra në një seancë të jashtëzakonshme pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti për fillimin e heqjes së kushtëzuar të tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe. Një pjesë e opozitës kërkoi që tarifat të mos hiqen ndërsa pjesa tjetër kritikoi qasjen e qeverisë kundrejt kërkesave të Shteteve të Bashkuara për heqjen e tërësishme të tarifave. Kryeministri Albin Kurti tashmë u ka dërguar letra presidentit amerikan Donald Trump dhe sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, për t’i njoftuar me veprimet e qeverisë së tij rreth tarifave.