Papa Emeritus Benedikti XVI, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar, ndodhet tani në shtëpinë verore të papëve në Castel Gandolfo pranë Romës, ndërsa kardinalët përgatiten për të zgjedhur pasardhësin e tij. Në këtë raport nga Washingtoni, korrespondenti i Zërit të Amerikës Andre de Nesnera i hedh një vështrim trashëgimisë së Papa Benediktit.
Kardinali Joseph Ratzinger u zgjodh Papë në 19 prill 2005, pas vdekjes së Papa Gjon Palit të Dytë. Ratzinger mori emrin e Benediktit XVI dhe Papati i tij zgjati pothuajse tetë vjet. Ai dha dorëheqjen muajin e kaluar, Papa i parë që e bën këtë në 600 vjet, dhe ekspertët thonë se ai lë një trashëgimi të përzier. Një biograf i Benediktit, Brennan Pursell, thotë se ai do të kujtohet mbi të gjitha si një mësues.
"Trashëgimia e tij si Papë do të mbijetojë në shkrimet e tij, mbi të gjitha, në mësimet e tij të besimit, letrat dhe dokumentet e ndryshme. Për njerëzit që lexojnë vetëm atë që është në internet, mund të kuptojnë kontributin e madh të këtij njeriu në mësimdhënien për kishën."
Prifti Thomas Reece në Universitetin Georgetown, këtu në Washington, thotë se Benedikti iu kundërvu teologëve që ai besonte se ishin jashtë linjës së Vatikanit.
"Ai kishte ide shumë të forta për doktrinën e kishës, ortodoksinë dhe traditat. Ai nuk kishte frikë t’u kundërvihej priftërinjve dhe teologëve që në thelb nuk pajtoheshin me të, praktikisht duke u përpjekur t’u mbyllte gojën."
Disa ekspertë e kanë etiketuar Papa Benediktin si një "konservator" për çështje të tilla si përdorimi i kontraceptivëve, martesat e homoseksualëve, kërkimet me qelizat embrionale dhe martesat e priftërinjve. Por Rektori i Seminarit Mundelian në Çikago, Ati Robert Barron, thotë se nuk mund të përdorësh etiketime politike për të përshkruar papatin.
“Papët nuk kanë qëndrime të ndryshme për këto çështje. Nuk ka ndodhur që të kesh një papë liberal që thotë një gjë dhe një konservator që thotë diçka tjetër. Papa benedikt po predikonte ato mësime që kanë predikuar para tij, Gjon Pali i Dytë, Pali i VI, Gjoni i XXIII, Papa Piu I XII, pra nuk pati asgjë që ta bënte Benediktin “konservator”. Ai ishte në të njëjtën linjë me doktrinën dhe moralin që predikon kisha.”
Papati i Benediktit u trondit nga skandali seksual i abuzimit të fëmijëve që u shfaq gjatë viteve të fundit të papatit të Gjon Palit të Dytë. Prifti Barron thotë se ishte koha kur Joseph Ratzinger kryesonte Doktrinën e Besimit në Vatikan.
"Unë kam dëgjuar nga njerëzit këtu në Çikago, të cilët ishin të përfshirë në hetimet e këtyre akuzave se Ratzingeri ishte i vetmi në Romë, që ata besonin - i cili i dëgjonte dhe i kuptonte problemet. Duke filluar nga viti 2001, ai morri të gjitha këto dosje dhe i lexoi të gjitha këto histori. Kushdo që e njihte, thoshte të njëjtën gjë, se ishte neveritur nga ato që kishte lexuar. Dhe kjo e bëri që ta kuptonte shpejt seriozitetin e situatës. Pastaj ai është treguar mjaft i ashpër në trajtimin e kësaj çështjeje si gjatë viteve që kryesonte Doktrinën e Besimit - edhe më pas kur u bë Papë ".
Analistët thonë se ai krijoi procedura të shpejtuara për të dëbuar priftërinjtë e përfshirë në skandalin e abuzimit seksual. Benedikti gjithashtu kërkoi falje për abuzimin dhe u takua me disa nga viktimat.
Por Papati i Benediktit u shoqërua edhe nga disa ngjarje të tjera. Gjatë një fjalimi në Regensburg në vitin 2006 ai iu referua një perandori bizantin që disa myslimanë e konsideruan si një sulm ndaj Islamit, dhe që solli protesta në botën myslimane. Më vonë ai shkoi në Turqi, një udhëtim që përfshiu lutje me myftiun e madh të Stambollit në Xhaminë Blu të qytetit.
Në vitin 2009, Benedikti shkaktoi zemërim kur ai ripranoi në Kishë katër peshkopë ultra-tradicionalistë, duke përfshirë edhe një që kishte mohuar holokaustin. Në tetor, ndihmësi i tij personal u dënua për vjedhjen e kutive me dokumente konfidenciale nga dhomat e papës, duke ua dhënë ato gazetave. Benedikti përfundimisht e fali shërbëtorin e tij.
Muajin e kaluar, Benedikti XVI dha dorëheqjen, duke thënë se nuk kishte fuqinë për të kryer detyrat si Papë. Profesori i Teologjisë në Universitetit Bristol, George Ferzoco thotë se vendimi i tij është pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë së tij.
“Veprimi i tij do të ketë një efekt mjaft afatgjatë për të ardhmen, të paktën për disa shekuj. Sa herë që njerëzit do të shohin shenja të pleqërisë së Papës, do fillojnë të pëshpërisin – a do të bëjë ai siç bëri Benedikti dhe të largohet për të mirën e shëndetit të tij dhe atë të kishës?”
Për pak muaj, Papa Emeritus Benedikti XVI do të jetojë në Kështjellën Gandolfo. Ai më pas do të shkojë në një manastir që është duke u rinovuar në Vatikan dhe do t’ja kushtojë jetën e tij lutjeve dhe shkrimeve.