Papa Françesku paralajmëroi sot italianët që të mos e humbin vigjilencën ndaj koronavirusit tani që shkalla e infeksionit ka rënë dhe u bëri thirrje t’u binden rregullave të qeverisë për distancimin shoqëror dhe maskat e fytyrës.
Papa, duke iu drejtuar disa qindra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, reagoi ndaj duartrokitjeve që shpërthyen kur ai tha se prania e tyre, megjithëse e pakët, ishte një shenjë se Italia e ka kapërcyer fazën akute të pandemisë.
"Kini kujdes. Mos e festoni fitoren shumë shpejt," paralajmëroi ai, duke mos lexuar nga teksti i përgatitur.
Në Itali gati 34,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, numri i katërt më i lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Brazilit.