Në librin e tij që del sot në treg, Papa Benedikti ka larguar çdo përgjegjësi nga populli hebre për vdekjen e Jezusit.
Libri me titull “Jezusi i Nazaretit- Java e Shenjtë nga hyrja në Jeruzalem tek Ringjallja”, është vlerësuar pozitivisht prej grupeve hebraike.
Kongresi Botëror Hebraik nxori sot një deklaratë, ku lavdërohej Papa për “vendosjen e një standardi të ri kundër antisemitizmit në Kishën Katolike”.
Ky libër është i dyti në triologjinë e tij për Jezusin.
Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se më shumë se 1 milion kopje të këtij libri janë shtypur në 7 gjuhë të ndryshme.