Në Shqipëri po shtohet me shpejtësi numri i personave të prekur me COVID-19, si dhe i atyre që kanë humbur jetën në betejën me virusin.
Pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve të kujdesit shëndetësor mbi rrezikun e lartë të përhapjes së virusit, pjesa më e madhe e qytetarëve nuk po respektojnë masat mbrojtëse. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, bisedoi me psikologun Fatjon Taipi dhe punonjësen sociale Tonilda Çela.