OSBE-ODIHR publikon raportin e dytë paraprak për zgjedhet vendore

  • Armand Mero
    Tiranë

Папа їде до місця проведення літургії під відкритим небом на Революційній площі у Сантьяго, Куба. 26.03.2012. AP

Në Shqipëri misioni i vëzhguesve të Osbe-Odihr publikoi sot raportin e dytë paraprak për zgjedhet e pushtetit vendor të 8 majit. Raporti i bën një përshkrim të detajuar zhvillimeve që përfshijne periudhën nga 12 deri më 25 prill.

Vëzhguesit shprehen se të paktën katër afate kohore të përcaktuara në kodin zgjedhor nuk u respektuan duke përmendur caktimin e qendrave të votimit, përzgjedhjen e partive që caktojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave apo plotësimin me anëtar të komisioneve të qendrave të votimit.

Ndërsa trajton aktivitetin e Komisionit qëndror të Zgjedhjeve, raporti vë në dukje se në përgjithësi janë marrë njëzëri vendimet që lidhen me përgatitjet administrative dhe teknike të zgjedhjeve, por është votuar sipas tendencave partiake për cështjet e debatuara mes partisë demokratike dhe asaj socialiste, vecanërisht vendimet që lidheshin me mediat, qendrat e votimit dhe cështjen e fletëve të votimit.

Për rolin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve raporti flet edhe kur trajton cështen e mediave. Bordi i Monitorimit vlerësohet se tejkaloi kompetencat kur paralajmëroi mediat për ndalimin e dy reklamave të opozitës. Vëzhguesit vlerësojnë se edhe KQZ shkoi përtej kodit, me vendimin e vet për shpërndarjen e kohës së mbulimit elektoral mes subjeketeve dhe kandidatëve përkatës. Ky vendim sipas raportit u lejon partive politike të kenë ndikim në vendimet editoriale të medias private.

Raporti i vëzhguesve nxjerr në pah edhe një fakt që lidhet me qendrat e votimit, ku numri i votuesve nuk duhet të jetë më shumë se 1000 mijë. Por sipas raportit thuajse në të gjitha bashkitë ky kufi është shkelur e ka madj raste edhe të qendrave me 2000 mijë votues, sic janë tre të tilla në Vlorë. Ndërkohë që sipas raportit 40 përqind e votuesve nuk e kanë kodin specifik të vendbanimit.

Në vlerësimin e fushatës zgjedhore Vëzhguesit shprehen se aktivitetet janë intensifikuar në shumicën e zonave të vendit e se ka patur një theksim të fortë për cështjet vendore, sidomos nga ana e Partisë demokratike, ndërsa partia socialiste, veren raporti, e ka përqëndruar kritikën edhe ndaj punës së qeverisë, e kryeministrit.

Në raport përmenden edhe incidentet që kanë shoqëruar fushatën apo edhe akuzat për trysni ndaj administratës shtetërore dhe nxënësve për t’u përfshirë në fushatë. Misioni ka vlerësuar të besueshme të paktën tre raste trysnie ndaj mësuesve për të marrë pjesë në aktivitetet e fushatës së partisë demokratike në Kamës e Vlorës, ndërkohë që shprehet se nuk ka mundur të konfirmojë pretendimet e tjera.