Beteja për të rindërtuar jetën pas opioideve

Your browser doesn’t support HTML5

Në fillim të vitit, gazetarët Chris Simkins dhe Jeff Swicord filluan një projekt për të dokumentuar krizën e opioideve në Shtetet e Bashkuara përmes përvojave individuale të amerikanëve që janë mbërthyer në këtë betejë dhe pasojave që po vuajnë në jetë dhe karrierë. Seriali “Dëmi i Shkaktuar: Jeta nën Makthin e Opioideve në Amerikë” përfshin tre histori, secila me një personazh qendror: një banore e Majamit që përpiqet të luftojë varësinë dhe të ruajë familjen; një vullnetar që punon në lagjen e goditur më rëndë nga droga në Filadelfia; dhe një shef policie në një qytezë në Karolinën e Veriut që nuk arreston më të droguarit por ka krijuar një organizatë jo-fitimprurëse për t’i ndihmuar ata. Në pjesën e fundit të historisë nga Majami, Allisoni dhe Johni kanë arritur të marrin nën kujdestari vajzën e tyre, Sawyer. Ndërkohë Allisoni vazhdon të vuajë traumën e vdekjes së fëmijës së parë:

Your browser doesn’t support HTML5

Historia e Allison Norlandit