Ka një javë që ndjekim garat olimpike që po zhvillohen në Londër. Si në çdo aktivitet sportiv, çdo garë shoqërohet me emocione, pasione të forta, ëndrra të ndërtuara prej dekadash e shpesh të rrëzuara në një moment të vetëm. Psikologët shpjegojnë se pjesëmarrja në gara sportive kërkon një forcë të jashtëzakonshme mendore. Sot në rubrikën tonë mjekësore do të flasim për përgatitjen psikologjike që u kërkohet sportistëve që konkurrojnë në një aktivitet madhor si Olimpiket:
Përgatitja fizike dhe mendore e kanë ndihmuar britanikun Alan Campbell të arrijë të marrë pjesë në finalet e vozitjes në Olimpike. Kur konkuron ai apo shumë sportistë të tjerë të rangut të tij, vozitja duket mjaft e lehtë, por është në fakt një sport shumë i rëndë për trupin. Gara është 2000 metra dhe zhvillohet në shpejtësi sprinti nga fillimi në fund.
Regjimi i stërvitjes është shumë strikt, por është mbi të gjitha forca psikologjike që vendos rezultatin:
“Nga gara 2000 metërshe, 1500 metrat e para vendosen nga stërvitja që ke bërë gjatë katër vjetëve. Për mua këto vite përfaqësojnë 36 mijë kilometra stërvitje, 800 orë me ngritje peshash, 400 orë stërvitje atletike , të gjitha këto shfaqen në rezultatin e 1500 metrave të para. Por 500 metrat e fundit vendosen nga forca shpirtërore, fitorja i takon atij që e kërkon më me ngulm”.
Campbell ka qenë edhe dy herë të tjera në Olimpike por është i vendosur që këtë herë të marrë medaljen e artë. Ai ka zhvilluar konsulta me 11 psikologë për të identifikuar mënyrat më të mira për të inkurajuar veten dhe për të gjetur komunikimin më efektiv me trajnerin.
Gjatë stërvitjes në verë, ai vazhdimisht mban kufje me muzikë të Krishtlindjes. Arsyeja për këtë përzgjedhje: kjo muzikë i kujton Krishtlindjen e vitit të kaluar, kur donte të ishte me prindërit për të festuar në Irlandën e Veriut, por në fakt ishte në palestër duke u stërvitur.
Stërvitja vazhdon për orë të tëra, por sportisti duhet të rezistojë. Nëse përqendrohesh tek dobësitë dhe jo forca që ke, shpjegon sportisti Campbell, i ke dhënë avantazhin kundërshtarit.
Ekipi britanik ka me vete psikologun Chris Shambrook. Ai shpjegon se roli i tij është t’i mbajë sportistët të përqendruar tek gara dhe fitorja:
“Ata kanë një moment të vetëm në një cikël katër vjeçar për ta treguar veten tek Olimpiket. Duhet të jesh në gjendje të përqëndrohesh tek gjërat e rëndësishme, tek ato gjëra që do të të ndihmojnë të përfitosh sa më shumë nga stërvitja. Pra ka shumë rëndësi aftësia për të qenë i përqëndruar. Që në momentin që fillojnë Lojërat Olimpike, sportisti duhet të jetë plotësisht i vetëdijshëm se cilat janë pikat e tij të forta dhe çfarë do e ndihmojë të konkurrojë më mirë se kurrë”.
Steve Redgrave është kampion olimpik në vozitje. Gjatë karrierës së tij ai ka fituar 5 medalje olimpike dhe ka marrë edhe titull kalorsiak nga Mbretëresha për arritjet e tij sportive. Forca mendore, shpjegon ai, është vendimtare:
“Çdo gjë varet nga gjendja mendore. Isha, ta zëmë, në supermarket dhe vazhdimisht mendoja skenare të ndryshme. Po sikur gjatë garave, të kemi një fillim të mirë, si do ta ruajmë avantazhin? Po sikur të kemi fillim jo të mirë, si do ta rikuperojmë diferencën në distancë. Mendoja mijëra skenare të tilla”.
Psikoza e sportistit bëhet edhe më vendimtare në garat në ekip, pasi çdo individ duhet të koordinojë veprimet dhe gjendjen psikologjike me pjesëtarët e tjerë të ekipit.
Është pikërisht aftësia për të përballuar dhimbjet fizike, stresin psikologjik, disfatën dhe zhgënjimin dhe për t’u kthyer përsëri në pistë për të konkurruar ajo që i dallon sportistët olimpike. Por është mbi të gjitha forca e shpirtit njerëzor ajo që i dallon kampionët dhe u jep vendin në podiumin e nderit.