Objektet e fotografuara mund të jenë të avionit malajzian

Malajzia thotë se nga analizimi i pamjeve të marra me satelit, duket që 122 objekte të fotografuara mund të jenë pjesë nga avioni malajzian që humbi në Oqeanin Indian.

Ministri i Mbrotjes Hishammuddin Hussein i tha sot gazetarëve se objektet në fjalë u morën nga satelitët francezë më 23 mars.

Ndërsa theksoi se objektet e fotografuara nuk janë vërtetuar të jenë pjesë të avionit të humbur, zyrtari malajzian tha se ato përbëjnë dhëna të reja për hetimin.

Rrënojat e zbuluara gjenden jo shumë larg vendit ku janë marrë fotografi të disa objekteve të tjera nga satelitët kinezë dhe australianë, që mendohet të lidhen me avionin.