Obama, Netanyahu takohen në Uashington

Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu takohen sot në Uashington. Presidenti Obama po përpiqet të zgjidhë ngërçin për të arritur një marrëveshje përfundimtare paqeje në Lindjen e Mesme.

Gjatë një interviste, zoti Obama i bëri thirrje udhëheqësit izraelit të shfrytëzojë momentin për të arritur një marrëveshje që do të çonte në krijimin e një shteti palestinez përkrah atij Izraelit.

Zoti Netanyahu i tha një televizioni izraelit se kërkon të arrijë një marrëveshje, por ajo duhet të jetë tërheqëse. Udhëheqësi izraelit tha se nuk do të “thyet ndaj presionit”.

Ndërsa ata takohen në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama dhe zoti Netanyahu do të diskutojnë për përpjekjet nga vendet perendimore, Rusia dhe Kina për të arritur një marrëveshje afatgjatë për të kufizuar programin bërthamor të Iranit.

Udhëheqësi izraelit është thellësisht dyshues ndaj negociatave me Iranin, duke pretenduar se Teherani është duke kërkuar të ndërtojë një armë bërthamore që mund të kërcënojë ekzistencën e shtetit hebraik. Irani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.