Obama: Gratë fitojnë më pak, kërkohet reformë në sistemin e pagave

  • Zëri Amerikës

Obama: Gratë fitojnë më pak, kërkohet reformë në sistemin e pagave

Presidenti Obama zgjodhi Muajin e Historisë së Grave për të nderuar arritjet e tyre dhe për të komentuar mbi një projektligj që synon t’u mundësojë grave pagë të barabartë.

Gjatë fjalimit të tij javor sot, zoti Obama tha se një raport i ri i Shtëpisë së Bardhë mbi gjendjen e grave tregon se ato fitojnë më pak se meshkujt.

Presidenti tha se kjo e ka nxitur që të mbështesë miratimin e një reforme në sistemin e pagave. Sipas tij, në ekonominë e sotme, pagat e drejta nuk janë vetëm çështje e grave por çështje e vetë familjeve.

Presidenti vuri në dukje se gratë kanë më shumë shanse se meshkujt për të studiuar dhe marrë diplomë universitare, por nga ana tjetër mundësia që ato të jetojnë në varfëri është më e madhe se tek meshkujt.

Në fjalim e përjavshëm në emër të republikanëve, senatorja Liza Mërkovski tha se shtrenjtimi i naftës është shkaktuar nga rregullat e nxjerra nga administrata Obama lidhur me shpimet dhe nxjerrjen e naftës. Ajo tha se partia e saj mbështet shtimin e prodhimit të naftës në vend si dhe alternativa të tjera në vend të ngritjes së taksave për të zvogëluar konsumin.