Presidenti u shpreh me ton të vendosur për të bashkëpunuar me republikanët gjatë katër viteve të ardhshme
Presidenti Barack Obama doli fitimtar nga zgjedhjet e djeshme presidenciale përkundrejt rivalit të tij republikan Mitt Romney, duke i dhënë fund kështu një fushate të gjatë dhe negative. Presidenti Obama shënoi fitoren në shtetet e pavendosura dhe pas numërimit të 84 përqind të votave ai kryeson me më pak se 1 përqind 49.6 ndaj 48. 9 të kandidatit republikan Mitt Romney. Por votat elektorale, nga ana tjetër i dhanpë atij një fitore të thellë, ai siguroi 303, nga 270 të nevojshme. Duke folur mbrëmë, para përkrahësve të tij në Çikago, Presidenti përshëndeti zotin Romney dhe duke shprehur optimizëm për 4 vjetët e ardhshëm:
“Unë besoj se ne mund të mbajmë gjallë premtimin e themeluesve të vendit tonë, ideja se me punë, pa patur rëndësi se kush je dhe nga vjen, se si dukesh, ose se me kë je në dashuri, nuk ka rëndësi nëse je zezak apo i bardhë, hispanik, aziatik apo indiano-amerikan, i ri apo i moshuar, i aftë apo i paaftë, homoseksual apo jo, ju mund të keni sukses në Amerikë, nëse jeni të gatshëm të përpiqeni.
Presidenti u shpreh me një ton të vendosur për të bashkëpunuar gjatë katër vjetëve të ardhshme:
"Unë besoj se ne mund të punojmë për të ardhmen së bashku sepse ne nuk jemi aq të ndarë siç sugjerojnë politikat tona. Ne vazhdojmë të jemi më shumë se sa një grumbull shtetesh blu dhe të kuqe. Ne jemi dhe do të mbetemi për gjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së bashku me ndihmën tuaj dhe me mirësinë e Zotit ne do të vazhdojmë udhëtimin tonë dhe do t’i kujtojmë botës arsyet që ne jetojmë në vendin më të madh të botës”.
Presidenti Obama arriti rizgjedhjen ndaj ish guvernatorit Mitt Romney megjithë ekonominë e dobët amerikane, papunësinë e lartë, borxhin masiv të qeverisë federale dhe bllokimin politik të Washingtonit. Ekonomia ishte çështja më shqetësuese për votuesit, që u pyetën ndërsa dilnin nga qendrat e votimit dhe megjithë gjendjen e vështirë ekonomike, zoti Obama humbi vetëm dy shtete, që fitoi në vitin 2008, Indianën dhe Karolinën e Veriut. Ndërsa rezultati i zgjedhjeve të djeshme nuk solli asnjë ndryshim për sa i përket balancës së pushtetit në Washington, presidenti Obama u zotua të punojë me udhëheqësit e të dyja partive për të ndihmuar vendin të rimëkëmbet plotësisht nga recesioni më i rëndë që prej depresionit të Madh. Në Florida, një shtet që zoti Obama e fitoi para 4 vjetësh, nuk është shpallur ende fituesi.
Zoti Obama e mbajti fjalimin e fitores rreth 2 orë pasi u shpall fitues dhe më pak se një orë pasi zoti Romney ofroi humbjen me anë të një fjalimi plot kortezi.