Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut po i quan sansksionet e fundit të Kombeve të Bashkuara, “akt lufte” dhe “të barazvlershëm me një bllokadë të plotë ekonomike”. Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, zëdhënës i koreanoverior thotë se Pheniani kundërshton katergorikisht rezolutën.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë për të vënë një raund të ri saksionesh ndaj Koresë së Veriut, duke vënë në shënjestër sektorë që ushqejnë programin e saj të armëve. Nikki Haley është ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB.
“Me 29 nëntor, Pheniani lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale. Ishte një përpjekje tjetër nga regjimi i Kimit për një maskaradë si fuqi e madhe ndrësa njerëzit e atij vendi vdesin nga uria dhe ushtarët arratisen. Për komunitetin ndërkombëtar është një sfidë e pashembullt nga një shtet mospërfillës. Por kemi ndërmarrë një përgjiegje të pashembullt. Kjo rezolutë shton edhe më tepër presionin ndaj Koresë së Veriut, bazuar në rezolutën e fundit, që përfshinte sanksionet më të forta ndonjëherë.”
Deklarata e sotme nga Korea e Veriut thotë se vendet që mbështetën sanksionet do të mbahen përgjegjëse dhe Pheniani do të sigurohet përgjithmonë se atyre do t’u kushtojë shtrenjtë ky veprim.