Një sulm vetëvrasës në Afganistan vret 36 persona

  • Zëri Amerikës

Një sulm vetëvrasës në Afganistan vret 36 persona

Zyrtarët afganë thanë se një vetvrasës sulmoi një qendër rekrutimi në veri të vendit duke vrarë 36 persona.

Autoritetet thanë se të paktën 42 të tjerë u plagosën në sulmin e sotëm në Konduz. Viktimat përfshijnë ushtarë, civilë dhe vullnetar që kërkonin të hynin në ushtri. Zyrtarët thanë se fëmijët ishin gjithashtu mes të vrarëve.

Talebanët morrën përgjegjësinë për sulmin. Presidenti afgan Hamid Karzai e dënoi sulmin me tone mjaft të ashpra. Sulmi i sotëm është i dyti në këtë qendër këtë vit.

Tetë oficerë sigurie u vranë kur militantët sulmuan qendrën e rekrutimit në dhjetor. Dhuna është shtuar në provincën e Konduzit. Javën e kaluar, shefi i policisë së provincës Abdul Rahman Sayedkhili, u vra në një shpërthim vetrasës.