OKB, Netanjahu sulmon marrëveshjen me Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e sulmoi ashpër marrëveshjen bërthamore me Iranin në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Nëse mendoni se zbutja e sanksioneve, dhe kontrata me vlerë prej miliarda dollarësh do ta kthejnë një tigër grabitqar në kotele, mendohuni mirë,” tha zoti Netanyahu.

Ai pohoi se marrëveshja “vendos disa kufizime mbi programin bërthamor të Iranit dhe me të drejtë”. Por sipas zotit Netanyahu problemi qëndron në faktin se më e rëndësishmja në këto kufizime do të hiqet, pavarësisht nga mënyra si do të sillet Irani 10-15 vjet më pas.

“Izraeli nuk do ta lejojë Iranin të futet me zor, tinëzisht apo ligjërisht në klubin e vendeve që kanë armë bërthamore”.

Kryeministri izraelit e sulmoi fjalimin e udhëheqësit palestinez Mahmud Abaz dje në Asamblenë e Përgjithshme si një qëndrim që hedh poshtë procesin e paqes. Zoti Netanyahu tha se është “i gatshëm të rifillojë menjëherë bisedimet e drejtpërdrejta me Autoritetin Palestinez pa parakushte.