Në zonën fushore të Nënshkodrës edhe sot ka patur përmbytje. Sipas Bashkisë së Shkodrës nën ujë janë më shumë se 2 mijë hektarë tokë bujqësore, ndërsa nuk ka banesa të përmbytura. Në fshatin Obot, të Njësisë Administrative “Ana Malit”, lëvizja e banorëve sot bëhet vetëm me varka. Forcat e ushtrisë vazhdojnë të mbështesin banorët, ndërsa drejtuesit vendor, edhe sot, përsëritën thirrjen për shpalljen e situatës së emergjencës.
Your browser doesn’t support HTML5