Në Shqipëri vazhdon ende procesi i numërimit në qyetet e mëdha të vendit

  • Armand Mero
    Tiranë

Në Shqipëri vazhdon ende procesi i numërimit në qyetet e mëdha të vendit

Në Shqipëri vazhdon ende procesi i numërimit në qyetet e mëdha të vendit, ndërkohë që vëmendja është përqëndruar në Tiranë ku që prej orëve të para të mëngjesit, sipas rezultateve paraprake, kandidati i djathtë Lulzim Basha vazhdon të ruaj avantazhin ndaj kryetarit aktual të bashkisë së kryeqyetetit Edi Rama. Situata ndërkohë është e ngarkuar me tensione dhe ndërprerje të procesit së numërimit. Ndërsa në Durrës diferencat mes dy kandidatëve deri më tani janë shumë të ngushta.