Në Lindjen e Mesme zbulohet një qytet biblik

  • Zëri Amerikës

Në Lindjen e Mesme zbulohet një qytet biblik

Tek rrënojat e një metropoli të lashtë në Izarelin jugor, arkeologët janë duke grumbulluar fakte nga një popull që mbahet mend kryesisht si armik në Biblën Hebraike. Qyteti Gath, ku kanë filluar gërmimet, po i ndihmon studjuesit të krijojnë ide më të qartë për Filistinët, të cilët sipas Biblës paraqiten si armiqtë e përhershëm të Izraelit.

Rreth 3 mijë vjet më parë, Gath ishte kufiri mes Filistinëve, të cilët pushtuan brigjet fushore të Mesdheut dhe izarelitëve, të cilët kontrollonin kodrat në brendësi.

Banori më i famshëm i qytetit, sipas librit të Samuelit, figurë e njohur e Izraelit të Lashtë, ishte Goliath, luftëtari gjigand, i cili u vra në mënyrë të pabesueshme me llastik nga në djalë i ri bari i quajtur David.

Aren Majer, professor në Universitetin Bar Ilan, është arkeologu i ngarkuar me ndjekjen e gërmimeve.

“Tani ndodhemi në Tel e-Safi, një nga qendrat më të lashta të qytetërimit në Izarel. Këtu ndodhen objekte që nga lashtësia, e deri në kohët moderne. Gjatë gërmimeve po përqëndrohemi kryesisht në epokat e bronzit dhe të hekurit, gjatë të cilave kanë jetuar kultura të ndryshme si ajo kananite, filistine dhe izraelite.”

Projekti i prof. Majerit, i cili filloi në vitin 1996, ku u përfshinë 100 arkeologë nga Kandaja, Koreja, SHBA dhe vende të tjera, po i ndihmon studjuesit të njohin më në thellësi historinë.

Në një gropë, jo shumë larg vendit ku ai qëndronte, një numër qypash që u përkisnin filistinëve po nxirreshin nga toka. Këto objekte nuk i ka prekur askush për rreth 3 mijë vjet.

Filistinët mbërritën me anije nga rajoni ku sot ndodhet Greqia, rreth vitit 1 mijë e 200 Para Erës Sonë. Ata sunduan portet kryesore në Asheklon dhe Ashdod, që tani janë qytete në Izrarel si dhe në Gazë, tashmë një territor palestinez.

Në Gath, ata u vendosën në një zonë që ishte banuar që në periudhën parahistorike. Gërmimet po tregojnë se edhe pse ata iu përshtatën kulturës lokale, ata nuk i harruan asnjëherë rrënjët e tyre nga rajoni i Egjeut. Edhe 5 shekuj pas ardhjes së tyre, psh., ata vazhdonin të faleshin për perëndimtë e tyre me emra grekë.

“Filistinët, sipas Biblës dhe më vonë për shekuj me radhë, gjatë periudhës biblike, që njihet si Tempulli i Parë, njiheshin si armiqtë kryesorë të izrelitëve që jetonin në kodrat përreth.”

Izraelitët dhe filistinët jetonin në rajonin që sot shtrihet mes Tel Avivit dhe Rripit të Gazës. Ndërsa izraelitët jetonin kryesisht në kodrat në qendër, në rajonin mes mes Hebronit, Jeruzalemit dhe Nablusit, filistinët jetonin në bregdet dhe mes tyre zhvilloheshin vazhdimisht luftime.

Arkeologët kanë zbuluar se filistinët ushqeheshin kryesisht me thjerrëza, një ushqim karakteristik për vendet e Egjeut.

Po ashtu zbulimi i kockave të kafshëve tregon se ata ushqeheshin gjithashtu me mish derri dhe qeni, ndryshe nga izraelitët, që nuk i hanin këto lloje mishrash pasi i konsideronin si të papastra. Kjo traditë ruhet edhe sot tek izarelitët.

Arkeologët po ashtu kanë gjetur fakte për shkatërrimin e qytetit në shekullin e 9-të para erës sonë.

Ndërsa qendra të tjera të banuara nga filistinët u japin arkeologëve infromacione për periudha më të hershme dhe më të vonshme, ajo që ata e quajnë katalogu i pasur i zbulimeve arkeologjike në Gath ka hedhur dritë tek mënyra se si ata jetonin në shekujt e 10-të dhe të 9-të para erës sonë.

Në vitin 604 para erës sonë, Nebuxhad-nezari i Babilonisë e pushtoi rajonin dhe i masakroi banorët e qyteteve filistine. Pas asaj periudhe nuk ekziston më ndonjë shenjë e tyre.

Gjatë kryeqëzatave që filluan në vitin 1099, evropianët ndërtuan një kala mbi rrënojat e qytetit Gath dhe më vonë atje u krijua një vendbanim arab, Tel el-Safi, që u boshatis gjatë luftës për krijimin e Izaelit në vitin 1948.

Sot Gath ndodhet në një Park Kombëtar.

Kujtimi i filistinëve, natyrisht një version i njëanshëm i tij, është ruajtur në Biblën Hebraike. Heroi Samson, i cili u martua me një grua filistine, kishte vazhdimisht konflikte me ta, para se ta tradhëtonin dha ta çonin të verbuar dhe të lidhur në tempullin e tyre në Gazë.

Atje, sipas historisë ai arriti të çlirohej duke shembur dy shtyllat ku e kishin lidhur, duke rrëzuar tempullin dhe duke vrarë të gjithë ata që ndodheshin brenda, përfshi edhe veten e tij.

Një zbulim intrigues në Gath, është mbetja e një strukture të madhe, ndoshta tempull, me dy shtylla. Arkeologu Majer thotë se kjo mund të ketë qenë një element stilistik në arkitekturën e tempullit filistin, që u përfshi edhe në rrëfimin e historisë e personazhit biblik, Samsonit.

Arkeologët presin të nxjerrin objekte të tjera të rëndësishme arkeologjike për të shkuarën e pasur të zonës, në rrënojat e qytetit të lashtë.