Ndotja e detit në Vlorë largon pushuesit

  • Raimond Kola

Ndotja e detit në Vlorë largon pushuesit

Autoritetet portuale në Vlorë po hetojnë ndotjen në det nga derdhja e një sasie të madhe solari. Hetimet paraprake tregojnë se sasia e lëndës djegëse është derdhur gjatë procesit të ngarkimit të një anijeje të kompanisë Armo. Sipas njoftimeve, disa qindra pushues kanë braktisur këtë zonë bregdetare në pikën kulmore të sezonit veror.