Ndikimi i pandemisë në zonat ndërkufitare Shqipëri-Mali i Zi

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Masat kufizuese për mospërhapjen e COVID-19 kanë prekur edhe banorët e zonave ndërkufitare të Shqipërisë me Malin e Zi. Mbyllja prej gati 6 muajsh e kufirit dhe lejimi i kalimit vetëm për personat që kanë kryer testin e COVID-it, po ndikon në jetën dhe ekonominë e banorëve të këtyre zonave.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte në njësinë administrative Ana e Malit, ku gjendet edhe pikëkalimi i përbashkët kufitar i Muriqan -Sukobinës.