Dhjetra familjarë dhe deputetë të opozitës nderuan sot viktimat në ish-Kampin e Internimit në Tepelenë ku gjatë viteve të regjimit komunist humbën jetën rreth 1 mijë persona, mes të cilëve 300 fëmijë. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se vuajtjet dhe tragjeditë e komunizmit nuk duhen harruar që historia të mos përsëritet në Shqipëri. Korrespondenti ynë Raimond Kola ishte sot në Tepelenë dhe përgatiti kronikën.