Në Shqipëri sot u nda nga jeta, në moshën 76 vjecare, pas një sëmundjeje të gjatë Haxhi Dede Reshat Bardhi i cili drejtonte kryegjyshatën Botërore të bektashinjve
Haxhi Dede Reshat Bardhi ka qenë prej 18 vitesh në krye të bektashinjve, komuniteti i katërt fetar në Shqipëri. Kohët e fundit, problemet shëndetësore, bën që ai të mos kishte mundësi as të ushtronte aktivitetin e tij. Haxhi Dede Reshat Bardhi ju dedikua fesë që në moshë të vogël dhe në 1954 u dorëzua dervish te kryegjyshi i asaj kohe me të cilin pak vite më vonë do të ndanin edhe vuajtjet e internimit gjatë regjimit komunist. Me rënien e diktaturës në Shqipëri dhe rikhtimin e të të drejtës dhe lirisë fetare në fillm të viteve ’90 ai I vihet punës për rimëkëmbjen e bektashizmit dhe në 1993 kongresi botëror i bektashinjve do ta zgjidhte atë kryegjysh botëror. Autoritetet e larta politike por edhe fetare në Shqipëri kanë shoprehur sot pikëllimin për ndarjen nga jeta të Haxhi Dede Reshat Bardhi