Bashkitë e Shkodrës dhe Stambollit festojnë Muajin e Ramazanit

  • Pëllumb Sulo
Ashtu si në të gjithë botën islame, besimtarët muslimanë po mbajnë muajin e Ramazanit, gjatë të cilit ata agjërojnë, si shenjë e paqes, begatisë dhe përkushtimit të tyre islam. Pjesë e veprimtarive të këtyre ditëve është edhe Karvani i Bereqetit, i cili po udhëton nga Bashkia “Bajram Pasha” e Stambollit në drejtim të vendeve të Ballkanit, duke shtruar iftare të përbashkëta dhe duke përcjellë mesazhin e harmonisë dhe paqes mes popujve. Karvani i Bereqetit ka arritur në qytetin e Shkodrës, nga ku do të vazhdojë udhëtimin drejt Kosovës dhe Malit te Zi.

http://www.youtube.com/embed/qhPJIGR3x_8