Një gjykatë në Mianmar pritet që të hënën të shpallë vendimin për dy gaztearë të agjencisë Reuters që mbahen atje në burg, nën akuzat për sigurimin e dokumenteve sekrete.
Gjykatësi e caktoi datën pas dëgjimit të argumenteve përmbyllëse të të duja palëve, gjatë të cilave avokatët e gazetarëve thanë se klientët e tyre ishin futur në grackë nga policia, në përpjekje për të ndërhyrë tek raportimi i tyre për një masakër ndaj myslimanëve rohinga.
Gazetarët akuzohen për thyrjen e Aktit të Sekreteve Zyrtare, një akuzë që mund të marrën dënimin me deri 14 vjet burgim.
Të dy gazetarët ndodheshin për të raportuar për krizën e popullsisë rohinga në shtetin Rakhine, ku rreth 700 mijë banorë të besimit mysliman janë zhvendoru nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar shtypjes nga militantët.