Moti i ftohtë vështirëson përpjekjet e shpëtimit në Turqi

  • Zëri Amerikës

Moti i ftohtë vështirëson përpjekjet e shpëtimit në Turqi

Moti i ftohtë dhe dëbora kanë komplikuar përpjekjet e shpëtimit në Turqi, katër ditë pas tërmetit me magnitudë 7 presje 2 që shkatërroi pjesën juglindore të vendit.

Autoritetet thanë se po përpiqen të sigurojnë strehim për mijëra viktima të tërmetit. Zyrtarët thanë se numri i të vdekurve është rritur në 523 dhe gati 1 mijë e 650 të tjerë janë të plagosur.

Autoritetet presin që numri i viktimave të shtohet ndërsa nxirren më shumë trupa nga rrënojat.
Tre njerëz u gjetën gjallë dje në Ercis, por shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë nuk janë shuar ende.

Ankaraja pranoi fillimisht ndihma nga Irani dhe Azerbixhani, në kufi me zonën e shkatërruar por po kërkon tani ndihmë edhe nga vende të tjera.