Ruge: BE-ja duhet të pengojë rrëshqitjet demokratike në Mal të Zi

Analistja Majda Ruge nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se me gjithë zotimin e qeverisë së Malit të Zi për të vazhduar rrugën drejt integrimeve evropiane, disa zhvillime vënë në pikëpyetje nëse Podgorica do të qëndrojë prapa një përkushtimi të tillë. Ajo tha po ashtu se nga përvojat në pjesët tjera të rajonit të Ballkanit, ka munguar një qasje më e rreptë e BE-s për të penguar rrëshqitjet demokratike.

Zëri i Amerikës: Pesëmbëdhjetë vjet më parë, pavarësia e Malit të Zi u pa si kthese në orientimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. A ka ndryshuar ky orientim me forcat e reja në pushtet në Podgoricë?

Majda Ruge: Është një pyetje e mirë, por nuk besoj se kushdoqoftë ka një përgjigje përfundimtare. Në letër, marrëveshja që u nënshkrua nga tri blloqet në koalicion formalisht u zotuan të mbajnë Malin e Zi në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe tashmë Mali i Zi është anëtar i NATO-s. Në praktikë, megjithatë, kemi parë disa zhvillime që ngrenë pyetjen nëse qeveria do të qëndrojë prapa një përkushtimi të tillë. Për mua rasti më interesant, meqë është shumë në rend dite tani, është amendamentimi i ligjit për zyrën e prokurorit në Malin e Zi, që sapo mori një opinion nga Komisioni i Venecias, që u paraqit nga shumica parlamentare si një hap më tej drejt luftës kundër korrupsionit. Por, duket më shumë si një përpjekje e mundshme për të ushtruar ndikim politik në drejtësi, posaçërisht në zyrën e prokurorit. Ka pasur shkëmbime ndërmjet Komisionit të Venecias dhe qeverisë. Komisioni ka identifikuar një numër çështjesh që duhet të trajtohen, përfshirë nismën për zëvendësimin e të gjithë prokurorëve përnjëherë. Kjo na kujton Tunizinë në vitin 2012, ku ministri i Drejtësisë përjashtoi 82 gjykatës përnjëherë. Çështja është nëse ka një proces transparent për heqjen e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar dhe nëse është vendosur kuadri për të siguruar që procesi i emërimit të prokurorëve të rinj, nuk është i politizuar. Duke lexuar opinionin e Komisionit të Venecias, kjo nuk ka ndodhur me ligjin e ri malazez. Pra çështja është se si do të veprojë qeveria e cila tha se “Komisioni i dha dritën jeshile”, që nuk është e vërtetë, dhe si do të punojnë për përmbushjen e kapitullit 23, që ka të bëjë me drejtësinë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zëri i Amerikës: Dhe kur jemi tek kjo çështje, ku ndodhet procesi i negocimit aktualisht?

Majda Ruge: Janë hapur, nëse nuk gaboj, 33 kapituj dhe janë mbyllur vetëm tre syresh. Dhe në mesin e tyre nuk janë më të rëndësishmit, drejtësia dhe mbrojtja e të drejtave themelore nuk janë në mesin e tyre.

Zëri i Amerikës: A i rrezikon Mali i Zi interesat e BE-së më këto forca të reja në pushtet?

Majda Ruge: Varet si përkufizohen ato. Nëse i përkufizojmë interesat evropiane në termat e qëndrueshmërisë, ripajtimit, respektimit të pakicave,

Pamë mohimin e gjenocidit në Srebrenicë nga ministri i Drejtësisë. Sapo kishim vizitën e një delegacioni të Malit të Zi, përfshirë ministrin e Financave, në Republikën Serbe të Bosnjës, dhe takimin e tyre me Milorad Dodikun pa flamurin e Bosnjës dhe vetëm më simbolet e Republikës Serbe, pak pas publikimit të dokumentit joformal slloven, që argumentonte për ripërcaktimin e kufijve në vija etnike dhe deklaratat e Milorad Dodikut se Bosnja duhet të shpërbëhet në mënyrë paqësore.

qëndrueshmërinë rajonale mbi të gjitha, tashmë mund të shihni disa rreziqe. Ka një ndjesi, madje edhe veprime që demonstrojnë se ka një trend drejt revizionizmit, që tashmë e kemi parë në Serbi dhe Kroaci. Pamë mohimin e gjenocidit në Srebrenicë nga ministri i Drejtësisë. Sapo kishim vizitën e një delegacioni të Malit të Zi, përfshirë ministrin e Financave, në Republikën Serbe të Bosnjës, dhe takimin e tyre me Milorad Dodikun pa flamurin e Bosnjës dhe vetëm më simbolet e Republikës Serbe, pak pas publikimit të dokumentit joformal slloven, që argumentonte për ripërcaktimin e kufijve në vija etnike dhe deklaratat e Milorad Dodikut se Bosnja duhet të shpërbëhet në mënyrë paqësore. Këto janë vetëm disa shenja të qeverisë së re dhe çështja është nëse këto do të përkthehen në politika të jashtme dhe rajonale më pak konstruktive të qeverisë së Malit të Zi.

Zëri i Amerikës: Si vendi anëtar i NATO-s, me forcat e reja në pushtet, sa mund të rrezikojë Mali i Zi aleancën, duke pasur parasysh se shumë analist pohojnë që rusët mund të shfrytëzojnë zyrtarët më miqësor ndaj tyre në Podgoricë, për të përfituar qasje në informacionet e besueshme të NATO-s.

Majda Ruge: Nuk mund të gjykojë për këtë, sepse, nëse Rusia e bën këtë sigurisht e bën në rrugë të fshehtë. Ajo që mund të bëjmë si analist është të shohim profilin e njerëzve në krye të sektorit të sigurisë dhe të shtrojmë pyetjen nëse kemi arsye për t’u shqetësuar. Dhe ne e kemi ngritur këtë çështje, meqë sektori i sigurisë është fushë që është thellësisht e rëndësishme të ndiqet. Të shihen emërimet. Dhe nëse i shihni disa nga postet kryesore në sektorin e sigurisë, janë të plotësuara më njerëz që nuk duhet të jenë zgjedhjet e duhura. Kur e sheh të kaluarën e tyre, shtrohet pyetja nëse kjo e ka brengosur sistemin e sigurisë së vendeve anëtare të NATO-s. Do thosha se shumë nga përzgjedhjet në ministrinë e Mbrojtjes, shefin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Komisionit parlamentar për sigurinë, duhet të jesh i brengosur. Shefi i komisionit parlamentar për sigurinë është Milan Knezheviç, që ishte dënuar për pjesëmarrje në përpjekjen për grusht shteti të mbështetur nga Rusia në Malin e Zi. Edhe nëse zoti Knezhevic dhe qeveria pohojnë se akuzat ishin të motivuara politikisht, çështja është nëse për emërimet ne sektorin e sigurisë është bërë vlerësimi i duhur.

Nga përvoja në pjesë tjera të rajonit më duhet të them se nuk e kemi parë BE-në mjaft të rreptë për të penguar rrëshqitjet demokratike, jo në Serbi dhe në Bosnje, jo vetëm në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, por edhe në parandalimin e dëmtimit të shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe sovranitetit të saj nga nacionalistët.

Zëri i Amerikës: A po bën mjaftueshëm perëndimi për të ndihmuar Malin e Zi që të mos ndryshojë orientimin euro-atlantik?

Majda Ruge: Duhet të presim e të shohim, meqë janë vetëm pesë muaj të qeverisë së re. Mendoj që BE-ja dhe posaçërisht administrata e re amerikane është duke u përballur me çështje të shumta të politikës së jashtme dhe të sigurisë. Në të njëjtën kohë, ka një ndjesi se ka ndodhur një ndryshim, një qeveri e re demokratike pas 30 vjet të pushtetit të një partie. Dhe mbase ka një shpresë se kjo është një orë e demokracisë në Malin e Zi. Çështja është se deri në ç’masë dhe me sa kujdes, BE-ja, SHBA dhe NATO-ja do të ndjekin zhvillimet dhe të reagojnë në kohën e duhur. Nga përvoja në pjesë tjera të rajonit më duhet të them se nuk e kemi parë BE-në mjaft të rreptë për të penguar rrëshqitjet demokratike, jo në Serbi dhe në Bosnje, jo vetëm në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, por edhe në parandalimin e dëmtimit të shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe sovranitetit të saj nga nacionalistët.

Zëri i Amerikës: Po për ndikimin kinez në Mal të Zi? A është ajo problem për këtë vend dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi?

Majda Ruge: Çështja është se Kina është lojtar i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe paraqet sfidë për këto vende, kur flitet për harmonizimin e tyre me standardet e Bashkimit Evropian, në fusha të ndryshme, qoftë kur flasim për standardet e prokurimit, mjedisit apo mbrojtjen e privatësisë. Mali i Zi, nuk është përjashtim dhe as vend problematik. Projektet kineze zbatohen gjithandej rajonit, përfshirë kreditë për autostradat dhe hekurudhat e ndërtuara kryesisht nga kontraktorët kinezë, për termocentrale me thëngjill që janë problematike për mjedisin, siç është në Tuzlla të Bosnjës. Për me tepër, kemi investime të mëdha kineze në Serbi, përfshirë blerjen e kompleksit e minierave të bakrit në Bor, shpëtimin e industrisë së çelikut, investimet në fabrikën e gomave në Zrenjanin, dhe pastaj kontratën e Huaweit me Serbinë për rrjetin 5G dhe pajisjen me kamerat vëzhguese në Beograd.

Zëri i Amerikës: Mali i Zi kërkoi ndihmë nga BE-ja për të shlyer kredinë ndaj Kinës për një autostradë të shtrenjtë. A mund të ndodhë kjo?

Majda Ruge: Shpëtimi për këtë kredi nuk është i mundur nga pikëpamja e kontratës, por nuk është po ashtu diçka që Bashkimi Evropian e bën dhe qeveria e di këtë. Ministri i Financave tha më pas se Mali i Zi mund ta paguajë këtë dhe lavdëroi bashkëpunimin me Kinën. Ishte rrëfim i madh, por çështja e qëndrueshmërisë financiare të Malit të Zi është interesante. Nuk duhet parë vetëm kredinë kineze që Mali i Zi duhet ta shlyej për 20 vjet më një interes prej 2 për qind, por duhet parë një pjesë të kredive të Malit të Zi që janë obligacione evropiane me afat shumë më të shkurtër të shlyerjes dhe me interesa më të lartë. Pra, nëse qeveria e Mali i Zi është serioze, atëherë bisedat me BE-në për strukturën e borxheve është çështja e parë që duhet të ndodhë.