Në Kukës filloi të shtunën vaksinimi i mjekëve të spitaleve COVID nga Kosova.
250 mjekë të Kosovës po marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID.
Në ditët e ardhëshme pritet të vaksinohen edhe 250 mjekë të tjerë. Për shkak se Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë dozat e para të vaksinës, qeveria e Shqipërisë ka ofruar mbështetje.
Your browser doesn’t support HTML5
Vaksinimi bëhet në Kukës për shkak se kompanitë që prodhojnë vaksinën nuk lejojne që ajo të nxirret jashte vendit të kontraktuar.
Vaksinimi u ndoq edhe nga Kryeministri Edi Rama. Shqipëria ka premtuar fillimisht 500 doza për personelin e Kosovës, por zoti Rama tha se sasia do të rritet nëse Kosova nuk do të arrijë në kohë të sigurojë sasitë e nevojshme për mjeket dhe infermierët.
Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka filluar një program vaksinimi. Planet e saj të imunizimit varen nga nisma për vaksinat COVAX e drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe ente të tjera. Ajo ka rreth 11,000 mjekë dhe infermierë.
Kosova, me një popullsi prej 1.8 milion banorësh, deri tani ka regjistruar më shumë se 80,000 raste me COVID-19 dhe 1,752 vdekje.