Mjekët në Afrikë drejt krijimit të vaksinën kundër malarjes

  • Vidushi Sinha

Mjekët në Afrikë drejt krijimit të vaksinën kundër malarjes

Më shumë se 2 milion njerëz vdesin nga malaria çdo vit. Sipas statistikave kjo do të thotë se çdo 45 sekonda, një fëmijë vdes nga kjo sëmundje. 90% e rasteve shënohen në Afrikën NënSahariane. Ky realitet ka shtruar si domosdoshmëri krijimin e një vaksine efektive për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje.

Fermerët në Afrikë ankohen se insketicidet e përdorura kundër mushkonjave që kanë malarje, kanë ndotur të mbjellat e tyre dhe kanë dëmtuar shitjet.

“Kuptuam se mushkonja është bërë rezistente ndaj DDT”, thote kjo infermiere në Uganda.

Në rajonet që mbartin malarian, janë përdorur si rrjetat e shtretërve të lyera me insekticide ashtu edhe ilaçet. Kjo ka ndikuar në përgjysminin e rasteve, por rreth 800 mijë afrikanë vdesin nga malaria çdo vit, shumica e tyre fëmijë nën 5 vjeç.

Dr. Kristian Lok shpjegon sfidat me të cilat përballen shkencëtarët. Ai është drejtor i Nismës për Vaksinën e Malarien, dhe drejton eksperimentet për njerëzit e prekur nga malarja në Afrikën nën Sahariane.

“ Është e vështirë që të gjesh vaksinën e malaries sespe ne përballemi me një organizëm kompleks të një parazitit që ka shumë përbërës, dhe organizmi i të cilit është shumë i ndryshueshëm. Është shumë e vështirë që të kesh imunitet kundë këtij paraziti”.

Dr. Look është optimist se Organzata Botërore e Shëndetësisë do të miratojë vaksinën e re deri në vitin 2015.

“ Vaksina do të pakësojë numrin e prekjes së fëmijëve nga malarja, që do të thotë se do të pakësojë dhe mundësinë e vdekjes së fëmijëve nga malaria”.

Inisiative për Vaksinën e Malaries , po përpiqet që të krijojë një vaksinë të dytë për të parandaluar mbartjen e parazitit të malaries nga mushkonjat.

Dr. Kristian Look

“Mjafton që mushkonja të marrë njëherë gjakun e e vaksinuar dhe antirupat do të ndalojn qarkullimin e parazitit tek mushkonja. Kjo do të thotë që mushkonja nuk e trasmeton malarien tek njerëzit”.

Dr. Look thootë se vaksina e re, do të jetë një hap i madh drejt zhdukjes së malarjes. Por që kjo të ndodhë, investimet e mëdha në fushën shkencore janë thelbësore, thotë ai.