Ministri i Jashtëm japonez le postin për një donacion 600 dollarësh

  • Zëri Amerikës

Statue of Ly Thai To in Hanoi, Vietnam.

Ministrit i Jashtëm i Japonisë la papritur sot postin, pasi pranoi se kishte marrë në mënyrë të paligjshme një donacion privat prej 600 dollarësh nga një i huaj në vitin 2008. Saji Maehara ishte ministër i jashtëm vetëm për 6 muaj dhe ai shihej si kandidati kryesor për t’i zënë vendin kryemnistrit Naoto Kan.

Përmes një fjalimi drejtuar popullit japonez sot, ministri 48-vjeçar tha se i vinte keq që kishte shkaktuar mosbesim, megjithëse sipas tij ishte zotuar se do të ishte një figurë e pastër politike. Pranimi në publik për marrjen e donacioneve nga Maehara mendohet gjerësisht se ka minuar premtimin e kryeministrit për çrrënjosjen e politikave bazuar tke paratë, pas një skandali politik me fondet për fushatat të një anëtari të Partisë Demokratike të Japonisë, Içiro Ozaua.

Ligji japonez ndalon donacionet e huaja për kandidatët japonezë gjatë zgjedhjeve.të japë dorëheqjen për shkak se ka pranuar donacione nga një shtetas i huaj. Ligji japonez ndalon donacionet nga të huajt për kandidatët gjatë fushatave elektorale.