Autoritetet në Kosovë thanë të shtunën se Forcat e Sigurisë janë të gatshme të shndërrohen në Forca të Armatosura dhe se për këtë proces e kanë mbështetjen edhe të vendeve të NATO-s. Këto komente u bënë gjatë vizitës së Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, e cila tha se Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakushtëzuar për Kosovën drejt integrimeve në strukturat Euro-Atlantike ndërsa bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit për të luftuar terrorizmin.
Your browser doesn’t support HTML5