Lindja e Mesme: Hamas, marrëveshje me Lëvizjen Fatah

Grupi militant Hamas që sundon Gazën, sot vendosi t’i japë fund mosmarrëveshjes politike dhe territoriale me Lëvizjen Fatah të presidentit palestinez Mahmoud Abbas, duke rënë dakord për shpërbërjen e trupit adminstrativ dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Në kushtet kur ekonomia e Gazës është në gjendje të vështirë dhe energjia elektrike në enklavën në brigjet mesdhetare zgjat jo më shumë se 4 orë në ditë, grupi Hamas tha se do të lejojë menjëherë që vendi të udhëhiqet nga një qeveri uniteti, nën udhëheqjen e Mahmud Abasit.

Qeveria e përbashkët u formua tre vjet më parë, por deri më sot ka qenë e paaftë të qeverisë trojet palestineze.

Lajmi i sotëm vjen pas takimeve të veçanta gjatë ditëve të fundit në mes delegacioneve të Hamasit dhe Fatahut me zyrtarë të zbulimit egjiptian në Kairo.