Të paktën gjashtë veta humbën jetën pas shembjes së një ure betoni për kalimtarë në Miami të Floridës.
Ura që u shemb të enjten ishte ndërtuar për të ndihmuar studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Floridës, që të shmangin kalimin e një rruge automobilistike me trafik të dendur.
Të paktën nëntë veta janë dërguar në spital me lëndime nga pasojat e shembjes, dy prej te cilëve janë në gjendje të rëndë.
Ura, e cila nuk ishte hapur ende për kalimtarët, ra në mesditën e së enjtes sipas orës lokale, duke zënë nën vete një numër njerëzish dhe makinash. Një pjesë e urës 950 tonëshe ishte instaluar të shtunën.