Shumica dhe opozita u takuan përsëri sot për të cuar përpara reformën në drejtësi.
Kryetari i parlamentit dhe i LSI-së, Ilir Meta, dhe kryetari i partisë demokratike të opozitës Lulzim Basha dhe zhvilluan sot një takim, një javë pasi u mbyll pa rezultat takimi i kryetarit të qeverisë me atij të opozitës.
Your browser doesn’t support HTML5
Zoti Basha edhe një herë tjetër kërkoi me ngulm vendet e rezervuara për zgjedhjet në strukturat e drejtësisë.
“E vetmja gjë që kërkojmë si opozitë është që të shmanget kapja e drejtësisë nga qeveria” - tha zoti Basha, duke cituar pika të rekomandimeve nga Komisioni i Venecias.
Ndërsa kryetari i parlamentit dhe i LSI, Meta tha se reforma në sistemin gjyqësor duhej miratuar edhe nga opozita, ndaj ftoi në një takim kryetarin e Partisë Demokratike.
“Sigurojmë që reforma do të diskutohet dhe miratohet me transparencë të plotë, sepse kemi të bëjmë edhe me ndryshime kushtetuese” - tha zoti Meta.
Në takimin e sotëm u kërkua sërish gjuha e përbashkët për miratimin e reformës në drejtësi.
Opozita mori vlerësime për ndihmesën që ka dhënë në procesin e hartimit të ndryshimeve kushtetuese dhe mbështetjen për reformën në drejtësi.
Kryetari i parlamentit dhe i LSI-së i kërkoi zotit Basha të përcaktohej kalendari për miratimin e paketës ligjore të reformën në drejtësi.
Opozita shprehu angazhimin për miratimin sa më parë, pasi të kapërcehet pika që i ndan palët; formula e zgjedhjes së institucioneve të reja sipas komisionit të Venecias.