Meksika pas stuhisë dhe uraganit

Operacionet e shpëtimit vazhdojnë në Meksikë pas Stuhisë Tropikale Manuel dhe uraganit Ingrid që lanë shaktërrime në mbarë vendin këtë javë.

Zyrtarët thane se numri i të vdekurve shkoi në 97, ndërkohë që dhjetra persona figurojnë të zhdukur.

Të paktën 15 persona besohet të kenë vdekur pas shirave të rrëmbyer të shkaktuar nga stuhia Manuel që solli rrëshqitje të dheut në fshatin e vogël La Pintada.

Stuhitë përmbytën rrugë dhe shkatërruan ura, duke e bërë të vështirë për nerëzit të merrnin furnizime të nevojshme.

Dje, një helikopter i policisë solli ushqime dhe ujë për njerëzit në disa zona rurale:

"Kanë kaluar katër ditë kështu. Ka njerëz që nuk kanë ngrënë që nga e shtuna. Ata janë në Coicoyan de las Flores."


Ndërkohë, ekipet vazhdojnë kërkimet e tyre për dhjetra njerëz të humbur pasi uragani dhe stuhia tropikale u përplasën në Gjirin e Meksikës dhe bregdetin e Paqësorit gati një javë më parë.

Parashikuesit e motit thonë se Ingridi është dobësuar ndërsa Manueli pritet të ulë intensitetin.