Meha: Kosova nuk humb asgjë nga marrëveshja me Malin e Zi

  • Festim Gashi

Your browser doesn’t support HTML5

Kosova as nuk humb e as nuk fiton asgjë nga marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi, thotë Murat Meha, Drejtor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Zoti Meha, i cili ka drejtuar komisionin e emëruar nga qeveria për shënimin e kufirit, i tha Zërit të Amerikës se e mirëpret krijimin e komisionit ndërkombëtar nga presidentja Atifete Jahjaga për rishikimin e marrëveshje për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Zoti Meha ndodhet në Uashington ku po merr pjesë në Konferencën vjetore të Bankës Botërore mbi Varfërinë dhe Tokën, e cila këtë viti po trajton çështjen e administrimit të përgjegjshëm të tokës. Me zotin Meha bisedoi kolegu Festim Gashi.

Your browser doesn’t support HTML5

Intervistë me z. Murat Meha, Drejtor i Agjensisë Kadastrale të Kosovës