Kryeministri Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë Edi Rama, u angazhuan sot për bashkëpunim të ngushtë drejt integrimeve evropiane, si rrugë e bashkimit kombëtar të shqiptarëve.
Në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive që u mbajt në Prishtinë dhe në të cilën u nënshkruan disa marrëveshje, të dy kryeministrat u shprehën në favor të përmbushjes së kushteve që çojnë drejt integrimit të Ballkanit perëndimor, përfshirë edhe përparimin e marrëdhënieve shqiptaro serbe.
Your browser doesn’t support HTML5